Mingue Femra e Vitit
Kylie Minogue dhe Cheryl Cole fituan nga dy çmime në ceremoninë e të martës mbrëma, “Glamour Women of the Year Awards”.
Këngëtarja australiane mori çmimin e ‘organizatores më të mirë të vitit’ dhe çmimin ‘femra e vitit’ në ceremoninë e cila u mbajt në Londër.
Cheryl Cole fitoi çmimin e ‘personalitetit televiziv’, ndërsa grupi i saj “Girls Aloud” u nderuan me çmimin ‘grupi më i mirë i vitit’.
Lista e plotë e fitueseve në “Glamour Women of the Year Awards”:
Radio DJ of the Year - Fearne Cotton
UK TV Actress of the Year - Michelle Ryan
Accessory Designer of the Year - Samantha Cameron
Band of the Year - Girls Aloud
Entrepreneur of the Year - Kylie Minogue
Comedy Actress of the Year - Becki Newton
Theatre Actress of the Year - Joanna Page
Filmmaker of the Year - Sharman Macdonald
Presenter of the Year - Alexa Chung
Writer of the Year - Sophie Kinsella
Aussie Hair Care Newcomer - Katy Perry
Sportswomen of the Year - Victoria Pendleton, Sarah Storey, Sarah Webb dhe Pippa Wilson
Editors Special - Estelle
Clothes Designer - Frida Giannini, Gucci
UK Solo Artist - Adele
Film Actress of the Year - Amanda Seyfried
Woman of the Year - Kylie Minogue
________________________________________________________________________________________________
Pirro Çako - Nuk Dua Të Ndahem - Nga INVA MULA
Atëherë kur pritej që Pirro Çako të jepte PO-në e tij për ndarjen nga bashkëshortja Inva Mula, pasi kohët e fundit është publikuar se sopranoja ka një lidhje të re me një biznesmen kosovar, ndodhi e kundërta: këngëtari kundërshtoi para gjykatës ndarjen, duke kërkuar vazhdimin e martesës së tyre, njofton gazeta “Shekulli”.
Të martën avokatja Çakos kundërshtoi ndarjen e çiftit, pasi sipas saj në padinë e ngritur për ndarje nga Inva Mula, nuk ishte vendosur saktë arsyeja e kërkesës, duke argumentuar se, “të dy palët, Pirro Çako e Inva Mula, kanë rënë dakord që të jetonin të ndarë, dhe kjo gjë nuk thuhej në kërkesën e dorëzuar për divorc”.
Derisa gjatë seancës së djeshme, nuk kanë munguar edhe debatet e tonet e larta të zërit mes përfaqësuesve ligjorë të çiftit Mula-Çako, gjykatësja kaka vendosur me kërkesë të palës paditëse, të shtyjë seancën gjyqësore për ditën e premte (5 qershor).
_______________________________________________________________________________________________
Cyrus nënshkruan për vazhdimin e Hannah Montana
Aktorja dhe këngëtarja tinejxhere Miley Cyrus është konfirmuar se ka nënshkruar për të luajtur edhe në sezonin e katërt të serisë “Hannah Montana”.
“Miley dhe producentët kanë propozuar ndryshime të mjedisit për sezonin e katërt, që do të jetë katalizator për karakteret e mrekullueshme të reja dhe për të zgjeruar edhe më tepër mundësitë e tregimeve”, ka bërë të ditur kanali që editon serinë, Disney Channel.
Seriali i popullarizuar së fundi u realizua edhe në versionin filmik, “Hannah Montana: The Movie”, që filloi të shfaqet nëpër kinema në muajin prill.
_______________________________________________________________________________________________
Kerr tregon linjat e trupit në Rolling Stone
E dashura e aktorit Orlando Bloom, Miranda Kerr, ka zbuluar trupin e saj për kopertinën e numrit e ardhshëm ‘të gjelbër’ të edicionit australian të revistës Rolling Stone.
Kerr morri vendimin për të treguar linjat e saj, me qëllim që të rritë vetëdijen për ambientin, veçanërisht rrezikun që u kanoset koalave (kafshë që jetojnë vetëm në Australi).
“Është dëshpëruese. Kanë mbetur vetëm rreth 100 mijë koala në Australia. Rreth 80% e mjediseve ku jetojnë koklat janë shkatërruar që kur evropianët arritën në Australi”, ka thënë bukuroshja.
_______________________________________________________________________________________________
Sienna pëlqen kopshtarinë
Sienna Miller ka filluar të ndjehet e bezdisur nga të qenit një yll Hollywoodi dhe preferon të qëndrojë në shtëpi duke u kujdesur për kopshtin e saj.
Aktorja britanike tash është shumë e ngarkuar duke promovuar filmin e saj të ri “G.I. Joe: The Rise of Cobra” dhe kjo e mban larg nga dashuria e saj e re, kopshtaria.
“Kam një shtëpizë vere dhe një kopsht në shtëpinë në Londër, ku mbledh dhe rris perime për herë të parë në jetën time. Mezi pres të kthehem në kopshtin tim. Është gjithë për çka mendoj. Më pëlqen kopshti, shtëpia dhe qeni, andaj është vështirë të jem larg tyre”, ka thënë Miller.
Eshte Mir Te Jesh WWW.ALBSHKENCA.TK