Thashethemet e fundit që ndërlidhen me sistemin më të ri operativ nga Microsoft kanë theksuar se Windows 7 në versionin e tij përfundimtar do të paraqitet në janar të vitit 2010, apo në rastin më të mirë gjatë festave të fundvitit. Mirëpo, Microsoft tani ka vendosur të zgjidh misterin dhe ka caktuar datën e daljes në treg më 22 tetor.
Ekipi i zhvillimit të Windows 7 do të duhej që punën e vet ta kryej gjatë muajit korrik, kur edhe kopjet e para do t’u dorëzohen prodhuesve të kompjuterëve. Shitja me pakicë e këtij sistemi operativ fillon më 22 tetor, mirëpo ende nuk dihet për çfarë çmimi.
Windows 7 vjen vetëm 33 muaj pasi që në janar të vitit 2007 është paraqitur Vista, për dallim nga periudha kohore në mes Windows XP dhe daljes së Vistas që ishte pesë vite
Ditët e City Golfit, pothuajse të gjitha kopjeve të serisë së plotë Golf të cilët që prej viteve të 70-ta të shekullit të kaluar janë prodhuar në Gjermani, janë të numëruara pasi që fabrika e Volkswagenit në Republikën e Afrikës së Jugut ka vendosur të ndërpresë prodhimin gjatë vitit të ardhshëm.
Udhëheqësi i Volkwsagenit në këtë Republikë David Powels ka thënë se kapacitetet e fabrikës janë të nevojshme për prodhimin e modeleve Jetta dhe Polo.
Golfi I është një prej automjeteve më të adhuruara në këtë vend që prej vitit 1984 kur edhe ka filluar të prodhohet atje.
Fabrika në Uitenhage vetëm në vitin 2008 ka prodhuar pothuajse 92.000 automjete të këtij modeli.
Gjasat më të mëdha që kompjuteri juaj të infektohet me virus i keni nëse me ndonjërën prej makinave të kërkimit të internetit shkruani fjalët "Free Music Downloads", "Lyrics" dhe "Screensavers", ka tërhequr vëmendjen kompania për siguri në internet McAfee.
Në të njëjtën rast McAfee ka theksuar se fjala e fundit është më e rrezikshmja, sepse 60 për qind e rezultateve të kërkimit në vete përmbajnë kode dashakeqe. Nëse klikoni në rezultatin për kërkimin e fjalës “free”, gjasat që të infektoni kompjuterin tuaj me ndonjë virus janë 21 për qind.
McAfee ka bërë ndarjen e fjalëve të rrezikshme edhe sipas kategorive. Gjithashtu, ekziston ndarja e fjalëve infektuese sipas shteteve, sipas të cilës ndarje britanikët duhet të janë të kujdesshëm me përdorimin e fjalës "Bebo", francezët me atë "poker", derisa spanjollët me "Anatomia de grey".
Nga personat e famshëm, para të gjithëve do të iu “infektojë” Brad Pitt, kështu që zonja, kujdes kur shkruani emrin e tij në tastierë dhe në makinë kërkimi.
Kina dje pa paralajmërim të veçantë ka bllokuar qasjen në shumicën e komuniteteve shoqërore online siç janë Twitter e Flickr si dhe makinës së re të kërkimit siç është Bing.
Sigurisht kjo gjë është bërë për të evituar mundësinë e publikimit të shumë gjërave në njëzetvjetorin e masakrës në sheshin Tiananmen, e cila ka ndodhur më 4 qershor të vitit 1989, autoritetet kineze kanë vendosur që për banorët e Kinës të bllokohen të gjitha faqet të cilat u janë dukur si të rrezikshme.
Në praktikë kjo i bjen gjysma e internetit, prandaj janë bllokuar YouTube, Wordpress, Twitter, Flickr e shumë shërbime tjera të shumta, e madje edhe makina e re e kërkimit të Microsoftit, e cila vetëm para dy ditësh ka nisur punën.
Tani për tani nuk ka njoftime zyrtare nga autoritetet kineze për bllokadën, por supozohet se bllokada do të merr fund pas 4 qershorit të këtij viti.
www.twitter.com
Kia Soul’ster do të mund të gjendej duke u vozitur nëpër rrugë qysh në mesin e vitit të ardhshëm.
Një prej arsyeve pse prodhuesit në panaire paraqesin automjetet koncepte është që të “matin” reagimet e publikut. Kështu ata më lehtë marrin vendimin nëse një model i caktuar vlen të lëshohet në shitje apo të hidhet në mbeturina.
Koncepti shumë tërheqës Kia Soul’ster ka marrë kritika pozitive, prandaj edhe do të nis prodhimin serik. Në fakt, edhe pse prodhuesi korean ende nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare, revistat e specializuara në Korenë e Jugut pohojnë se kjo punë ka marrë fund
Ndryshe, udhëheqësit e Kia-s më herët kanë thënë se Soul’ster është paramenduar si automjet serik dhe se është tërësisht i përdorshëm në jetën e përditshme.
Sigurisht Soul’ster do të pësojë disa ndryshime stilistike, por jo edhe aq të mëdha.
Nokia ka njoftuar zyrtarisht se telefoni i saj më i avancuar i mençur, N97, do të jetë në shitje në mbi 75 shtete gjatë këtij muaji.
Paralajmërimi zyrtar nga Nokia nuk përmend shtetet e veçanta, por bëhet fjalë për mbi 75 shtete, kështu që mund të shpresojmë se edhe në shtetin tonë të ri do të depërtojë disi.
Specifikat e këtij modeli të Nokias janë më të vërtetë mbresëlënëse. Bëhet fjalë për një telefon të mençur të bazuar në platformën Symbian S60 me ekran të ndjeshëm në prekje, me diagonale prej tre inçësh e gjysmë me rezolucion prej 640 x 360 piksela dhe fotoaparat prej pesë megapiksela.
Nga memoria, në të janë integruar 32 gigabajt me mundësi zgjerimi me anë të kartelave microSD deri në 16 GB, e sa i përket lidhjeve, në të janë Bluetooth 2.0, WLAN, GPRS e HSDPA, si dhe GPS e A-GPS për navigim.
www.nokia.com/press/n97
Hummer duhet të gjej urgjentisht blerësin, për të mos u shuar tërësisht si model.
General Motors, pas shpalljes së falimentimit, planifikon që në afatin më të shkurtër të shes Hummerin.
Shumë vlerësojnë se, nëse Hummer nuk bëhet me pronar të vet, ekziston rrezik i madh nga shuarja e tij e tërësishme si shkak i riorganizimit nga falimentimi i gjigandit amerikan.
Blerësit potencial tani për tani nuk do të emërohen, por procedura komplete do të duhej të kryhej për disa muaj.
Në fund të vitit të kaluar Samung në Evropë pati paraqitur disa modele të reja të celularëve, derisa një prej tyre e mbante emrin Pixon. Modeli i përmendur tani bëhet me një varg përditësimesh nga të cilat kryesorja është me fotoaparatin prej 12 megapiksela.
Siç pohojnë në Samsung, bëhet fjalë për celularin e parë me fotoaparatin mbresëlënës prej 12 megapiksela, që ndryshe është rezolucion i cili është në mënyrë standarde i pranishëm në shumicën e fotoaparateve të sektorit të kompaktëve.
Samsung Pixon 12 përmban ekran AMOLED 3.1 inçësh të ndjeshëm në prekje, fotoaparat prej 12 megapikselash me auto-fokus, derisa fotografitë e bëra është e mundur që me anë të shërbimit Share Pixon të kompanisë Samsung të barten thjesht në shërbimet si Facebook, Picasa e të ngjashëm.
Në celular është integruar hapësira e të dhënave prej 150 MB i cili mund të zgjerohet edhe më shumë me anë të qasjes microSD, celulari bie në kategorinë e pajisjeve quad-band GSM/GPRS/EDGE, HSPA 900/2.100 MHz, përmban GPS, ËiFi, FM radio dhe mbështetje të gjerë për paraqitjen e përmbajtjeve multimediale.
Samsung Pixon 12 në treg fo të duhej të paraqitej në fund të këtij muaji të cilit sapo kemi hyrë.
www.samsungmobile.com
Makina e re e kërkimit të internet nga kompania Microsoft me emrin Bing që prej tani është në dispozicion të gjithëve, mirëpo nga premtimet të cilat i kemi dëgjuar nga Microsoft, Bing megjithatë nuk ka realizuar shumë.
Bing aktualisht është në dispozicion në disa versione. Në disa shtete paraqitet versioni i plotë, me opsione të kërkimit të video materialeve, tiketave dhe blerjeve, derisa disa përdorues mund të shohin një version të kryqëzuar e cila mund të kërkoj vetëm internetin dhe fotografitë.
Arsye për këtë është fakti se Bing është shumë i ngjashëm me makinën e vjetër të kërkimit të kompanisë Microsoft, atë Live.com (e cila tani automatikisht të ridrejton në adresën e Bing).
Rezultatet janë identike, derisa nuk ka shumë risi, posaçërisht kur bëhet fjalë për organizimin më të mirë të rezultateve për të cilën gjë është përfolur shumë në paralajmërimet fillestare.
Një laborator i armëve në Kaliforni e ka zbuluar sistemin më të madh të laserit në botë.
Sistemi mund të fokusojë 192 tufa rrezesh në një pikë të vogël, duke gjeneruar temperaturë dhe shtypje, për të cilën shkencëtarët thonë se ekziston vetëm në bërthamën e yjeve.
Qëllimi kryesor i sistemit është që të shërbejë si mjet për matjen e sigurisë së arsenalit bërthamor në Shtetet e Bashkuara, por shkencëtarët gjithashtu thonë se zbulimi mund të jetë kthesë në energjinë e fuzionit.
Shkencëtarët janë të mendimit se sistemi mund të çojë në zbulime në lëmin e astrofizikës dhe shkencës planetare, duke krijuar kushte që kanë ekzistuar te supernovat, te vrimat e zeza dhe në bërthamat e planetëve gjigantë. /REL/
Numri i Xbox 360 të shitur në mbarë botën ka tejkaluar shifrën prej 30 milionë, njoftojnë nga kompania Microsoft. Për më tepër, rrjeti online Xbox Live numëron mbi 20 milionë anëtarë aktivë.
Shitja e konzolës së lojërave në vitin 2009 është rritur për 28% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar që është rritje të cilën konzolat konkurrente (të cilat aktualisht janë në shitje) nuk e kanë arritur deri më tani. Në tregun amerikano-verior Xbox 360 sipas shitjes gjendet në vendin e dytë.
Për komunitetin Xbox Live Microsoft ka paralajmëruar risi për 1 qershor. Nuk dihet nëse këto risi do të janë të ndërlidhura me pajisjen e pritur Zune HD.
Nga Microsofti kanë vërtetuar lansimin e shërbimit të tyre të ri për kërkim të internetit, ai do të thirret Bing.
Sistemi, sipas pohimeve të Microsoftit, është i bazuar në “sistemin e vendosjes” me të cilin krijohet një qasje tërësisht e re e kërkimit të internetit. Mënyra në të cilën Bing funksionon do të duhej të lehtësojë përdoruesve kërkimin e internetit, por edhe të ofrojë rezultate më të sakta të kërkimit.
“Makinat e sotme të kërkimit të internetit me të madhe u ndihmojnë njerëzve në shfletimin e internetit dhe gjetjen e informatave, por nuk janë edhe aq të dobishme kur përdoruesve u duhet ndihmë për t’i përdorur ata informata”, ka deklaruar shefi ekzekutiv i Microsoftit, Steve Ballmer.
“Bing është hapi i parë në përpjekjen afatgjate të Microsoftit për të lehtësuar kërkimin dhe shfrytëzimin e informatave nga interneti”, ka shtuar ai.
Nga risitë të cilat i sjell Bing vlen të veçohet Best Match e cila ndan rezultatet më të mira të kërkimit, Quick Preview i cili duke kaluar me kursorin e miut mbi të hap një dritare me informata shtesë dhe Web Groups për grupimin e rezultateve në mënyrë intuitive.
Bing do të jetë tërësisht operacional dhe në dispozicion për përdorim në mbarë botën prej datës 3 korrik të këtij viti.
Color Edition është emërtimi i serisë speciale të Opel Corsa, e cila do të jetë në dispozicion të blerësve gjermanë, dhe atë me çmim prej gati 15.000 eurosh.
Këtë Corsa e karakterizon kombinimi i ngjyrës së bardhë dhe të zezë, respektivisht pjesa më e madhe e mbështjellësit të makinës është me ngjyrë të bardhë, derisa kulmi, maska dhe rrotat e aluminit prej 17 inç janë të ngjyrës së zezë.
Brendësia është më e pasur për shkak të ulëseve të veta sportive, timonit të lëkurës dhe detajeve tjera nga alumini, derisa paketa kompletohet me materiale kromi dhe xhama të errësuar.
Në Gjermani çmimet për Corsa Color Edition fillojnë nga 14.995 euro, sa duhet të paguhet për modelin me motorin 1.2 litërsh Ecotec me benzinë prej 80 kuaj fuqi.
Në konferencën Google I/O e cila është mbajtur dy ditët e fundit në San Francisco, Google ka paraqitur produktin e ri, i cili për fat të keq nuk është në dispozicion të publikut të gjerë, atë Google Wave.
Google Wave është një lloj i ri i platformës komunikuese i cili në një vend bashkon komunikimin e çastit (chat), postën elektronike (e-mail) dhe programet për bashkëpunim në projekte, siç është ai Microsoft Groove.
Mirëpo fatkeqësisht, Google Wave ende nuk mund të provohet, e nuk dihet as data e saktë e paraqitjes në treg; dihet vetëm që kjo gjë do të ndodhë “këtë vit”.
Sa është mundur të shihet nga prezantimet zyrtare, Wave më së shumti ngjan në programet për komunikim të çastit; në anën e majtë të ekranit gjendet lista e miqve tuaj, derisa në anën e djathtë keni komunikimin e plotë me të, që përfshin tekste, dosje (të cilat mund t’i shkëmbeni me një tërheqje të thjesht në Wave), fotografi, video incizime dhe të tjera.
Wave është një produkt interesant i cili, siç thonë në Google, do të mund të vendoste bëhej forma e re e postës elektronike dhe të ridefinoj mënyrën se si komunikojmë online.
Mirëpo edhe krijuesit pohojnë se prodhuesi është në fazën e hershme të zhvillimit, prandaj vlerësimin duhet pritur derisa të paraqitet versioni i parë eksperimental.
Modelet Cybershot W180 i W190 janë fotoaparate digjitale të thjeshta dhe tërësisht të automatizuara. Në të dy modelet janë integruar teknologjitë e njohjes dhe fokusimit të fytyrës së personit i cili fotografohet dhe integrimi i teknologjisë më të fundit të quajtur Smile Shutter. Smile Shutter automatikisht bën fotografi në atë moment kur njeh buzëqeshjen në fytyrën e personit i cili fotografohet.
Të dy fotoaparatet shfrytëzojnë stabilizimin elektronik të fotografisë të cilën në Sony e quajnë SteadyShot dhe lavdërohen me ndjeshmërinë e lartë prej 3.200 ISO.
W180 e W190 kanë objektiv të njëjtë me zmadhim të trefishtë të kuadrit, mirëpo modeli W180 ofron 17x zmadhim digjital derisa modeli W190 ofron 18x zmadhim digjital.
Dallimi në mes të modeleve është edhe rezolucioni i çipit CCD i cili tek W180 është 10.1 megapiksela, derisa tek W190 është 12.1 megapiksela.
Të dy aparatet do të dalin në shitje gjatë muajit korrik të këtij viti.
Eshte Mir Te Jesh WWW.ALBSHKENCA.TK